Erseka ka një ekonomi pak të zhvilluar ku më së shumti dallohet fabrika e bukës, ajo e miellit, fabrika e birrës (ALNED), fabrika e qumështit (M6A). Në Ersekë ushtrojnë aktivitetin e tyre prodhues një sërë shoqërish të vogla me karakter artizanal. Gjithashtu në Ersekë janë në funksionim të vazhdueshëm ndërmarrjet shtetërore Ndërmarrja Rruga-Ura dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Pyjore. Në Ersekë ka filialin e tij dhe Fondacioni AGRINAS. Taçi Oil Intenational është një kompani që merret me tregtinë e naftës, pronari dhe drejtori i së cilës është biznesmeni kolonjar zoti Rezart Taçi. Nën pronësinë e tij është edhe stacioni televiziv Albanian Screen, dikur i quajtur ALSAT.
Tregu bujqësor zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e qytetit të Ersekës. Ajo kryhet me qytetet kufitare Korçë, Leskovik, Përmet, por edhe me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, apo dhe me zonat kufitare me Greqinë.