ERSEKA
=> HISTORIA
=> Gjeografia
=> Demografia
=> Ekonomia
=> Politika
=> Kultura
=> Personalitete të njohura
=> Sporti
Contact
 

Gjeografia

Erseka shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, ajo bën pjesë në krahinën malore juglindore të vendit. Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës. Ajo është pozicionuar në brendësi të Pllajës së Kolonjës, e cila ka një lartësi prej rreth 1100 m. mbi nivelin e detit. Pllaja e Kolonjës është njësia fiziko-gjeografike më e rëndësishme për këtë zonë. Ajo gjendet në koordinatat gjeografike 20° 47' 03" në lindje, 27° 30" në perëndim, 40° 29' 30" në veri dhe 40° 05' 00" në jug. Në lindje të Ersekës ndodhet Mali i Gramozit me një lartësi prej 2523 m. mbi nivelin e detit, kurse në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë pllajë nga ajo e Korçës. Në jug të Ersekës shtrihet Malësia e Gërmenjit. Pllaja përshkohet nga një sërë përrenjsh, të cilët bashkohen në pellgun ujëmbledhës të lumit të Osumit. Përrenjtë më të mëdhenj janë Përroi i Starjes dhe Përroi i Taçit. Përrenjtë e tjerë më të vegjël kanë karaktere stinore në aktivitetin e tyre. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsisë ersekase. Lumi i Osumit rrjedh tërthor pllajës në pjesën perëndimore të saj. Në këtë pllajë gjendet dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit, i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam, si dhe shpella e Kamnikut. Mali i Gramozit shërben si kufi ndarës i kësaj zone me shtetin grek. Rrëzë malit janë vendosur një sërë fshatrash si GjonçiTaçiRehovaKamnikStarjeKreshovë,SkorovotMilec e Bezhanj.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free