ERSEKA
=> HISTORIA
=> Gjeografia
=> Demografia
=> Ekonomia
=> Politika
=> Kultura
=> Personalitete të njohura
=> Sporti
Contact
 

Sporti

Klubi Futbollistik Gramozi Ersekë (shkurt: KF Gramozi ) është skuadra e futbollit të qytetit. Klubi është themeluar ne vitin 1925President i klubit të futbollit FK Gramozi është zoti Rezart Taçi. KF Gramozi ka marrë pjesë gati në të gjitha aktivitetet sportive në vend. Në sezonin 2007-2008 ka dalë kampion i kategorisë së dytë, duke fituar kështu për herë të parë të drejtën për të luajtur në kategorinë e parë. Gjatë sezonit 2008-2009 skuadra e futbollit të Ersekës edhe pse ishte debutuese ajo arrin një nga sukseset më të mira në historinë e saj. Forma e mirë sportive e futbollistëve të saj bëri që skuadra në përfundim të fazës së parë të kryesojë tabelën e klasifikimit. Në fund të kampionatit ajo renditet në vendin e katërt duke fituar njëkohësisht të drejtën për të luajtur një ndeshje shtesë me mbajtësen e vendit të 9-të të kategorise superiore. Ndeshja u luajt në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë. Ajo u fitua nga FK Gramozi me rezultatin 5:2 nën praninë e mëse 9000 tifozëve kolonjarë. Në sezonin futbollistik 2009-2010 FK Gramozi debutoi në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, në atë të kategorisë superiore.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free